Lajmet

App Launcher hap aplikacionet e Chrome në desktop

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
App Launcher hap aplikacionet e Chrome në desktop

chrome launcherGoogle ka shtuar një karakteristikë të re, të disponueshme për Windows, e cila lançon aplikacionet e Chrome edhe jashtë shfletuesit, direkt nga taskbar-i i Windows-it. Ja se si funksionon:

Njësoj si me lançuesin e aplikacioneve (app launcher) në Chromebook, edhe përdoruesit e Windows-it mund të lançojnë aplikacionet e Chrome nga taskbar-i.

Aplikacionet e zakonshme Chrome do të hapen në një tab në Chrome, por lançuesi në fakt, është dizajnuar më tepër për “Chrome-packaged apps,” një lloj i veçantë aplikacionesh që hapen në dritaren e veçantë të tyre, punojnë automatikisht offline, dhe kanë akses në karakteristika të tjera që nuk janë të disponueshme për aplikacionet e zakonshme të Chrome.

Për momentin nuk ka shumë “Chrome-packaged apps,” – madje as Gmail dhe Google Drive nuk janë të tilla – dhe nuk ka ndonjë mënyrë për t’i kërkuar në Chrome Web Store.

Për ta provuar lançuesin, shkarkoni një “Chrome-packaged app” si Text Drive, i cili është një editor teksti i disponueshëm në Chrome Web Store. Më pas do të pyeteni nëse doni ta instaloni lançuesin në taskbar dhe pas kësaj mund ta hapni Text Drive në dritaren e vet. Lançuesi do t’iu listojë edhe aplikacione të tjera të Chrome si Gmail dhe Google Drive, por ato do të vazhdojnë të hapen në tab-e, të paktën për momentin.

Kjo karakteristikë është ende në fazat e para të zhvillimit dhe shpresojmë të shohim sa më tepër aplikacione të suportuara në të ardhmen. Google është shprehur se versioni për Mac dhe Linux do të vijë së shpejti. (PCWorld Albanian)

Chrome

Lajmet e fundit>