Lajmet

App.net 20 mijë dollarë në muaj për zhvilluesit

Sep 29 2012
0 Shpërndarje
App.net 20 mijë dollarë në muaj për zhvilluesit

Dy muaj më parë në një eksperiment që kujdeset për zhvilluesit dhe konsumatorët njësoj, platforma shoqërore App.net ka zbuluar se si planifikon të krijojë nxitje për krijim të aplikacioneve.

App.net është një rrjet shoqëror që huazon konceptin e përditësimit të statusit, por e përdor atë për mirë, thotë krijuesi i saj Dalton Caldwell.

Në App.net, njerëzit japin një pagesë vjetore prej 50 dollarë për të pasur mundësinë për të postuar dhe zhvilluesit blejnë të drejtat për të krijuar aplikacione. App.net përkrah edhe audiencën për të kultivuar rrjetet edhe përvojat që të jenë të lira nga asgjësimi i efekteve të zhurmës, si dhe reklamuesve të cilët janë të uritur për të dhëna.

Filozofia është në një kundërshtim të drejtpërdrejtë ndaj modeleve të bazuara në reklama, që kundërshtojnë në një farë forme zhvilluesit, si Twitter dhe Facebook. Së paku parashikohen 20 000 dollarë në muaj për zhvilluesit, duke krijuar aplikacione të cilat mund të pëlqehen nga njerëzit.

“Ne kemi shpenzuar shumë kohë duke menduar se si të krijojmë një sistem që në fakt nxit krijimin e aplikacioneve të reja, të paramenduara dhe të dobishme,”- tha në një postim në blog Caldwell. “Me këtë , ne jemi duke e futur një sistem që drejtohet nga reagimet e drejtpërdrejta nga anëtarët.”

Programi, që fillon më 1 tetor, do të përfshijë një sondazh me e-mail që iu dërgohet përdoruesve çdo muaj.

Sondazhi do të pyes përdoruesit që të vlerësojnë secilin nga aplikacionet që ata përdorin dhe App.net do të përdorë vlerësimet për të grumbulluar një pikë për çdo aplikacion. Pikët për aplikacione gjithashtu do të ndikohen edhe nga statistikat e përdorimit.

Pjesëmarrja në program është po ashtu jo e domosdoshme për zhvillues, por ata që zgjedhin do të jenë të pranueshëm nga një përqindje e sondazhit nxitës. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>