Biznes

App Store ka 20 milion zhvillues të regjistruar

Jun 5 2018
0 Shpërndarje
App Store sjell 500 milion vizitorë në javë. “Zhvilluesit kanë fituar 100 miliardë dollarë pemës App Store,” tha Cook. App Store ka 20 milion zhvillues të regjistruar

Microsoft mund të ketë blerë një prej sajteve më të preferuara të zhvilluesve, por Apple aktualisht po bën para prej tyre më shumë se askush.

Në konferencën e zhvilluesve WWDC që po mbahet 4-9 Qershor, CEO i Apple Tim Cook tha se mbi 20 milion zhvilluesve të iOS janë regjistruar dhe së bashku kanë fituar 100 miliardë dollarë.

App Store sjell 500 milion vizitorë në javë. “Zhvilluesit kanë fituar 100 miliardë dollarë pemës App Store,” tha Cook.

Kjo statistikë tregon sesi është zhvendosur gradualisht vëmendja e Apple drejt ekosistemit të zhvilluesve dhe dyqanit të aplikacioneve i cili po shndërrohet në motor të ardhurash.

Ai vuri theksin edhe tek Swift, gjuha e programimit të aplikacioneve iOS. Sipas kompanisë 350,000 aplikacione janë shkruar në Swift. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>