Softuer

App Store merr një llogari në Twitter

Jan 24 2011
0 Shpërndarje
App Store merr një llogari në Twitter

Do të ishte mirë që të dihej se çfarë saktësisht nënkupton ofertat për aplikacione. A do të fillonte Apple punën me zhvilluesit për të përkrahur zbritjet e tyre? Ndoshta Apple do të fillojë që të shpërndajë kode përgjatë dhurimeve në llogarinë e tyre në Twitter?

Apple tashmë ka sjellur dyqanin App Store në një botë moderne të rrjetit shoqëror me faqen për dashamirës në Facebook. Apple zotëron tërë llogarinë e re dhe e përdor që të përkrahë aplikacionet e shkëlqyera që normalisht s’marrin shumë vëmendje. Ndoshta ata madje do të cicërojnë disa nga aplikacionet e reja që do të pranohen.

Apple është shpërngulur në hapësirat e rrjeteve të reja shoqërore me llogarinë e vet në Twitter për iTunes dhe kanali tashmë i njohur i tye në YouTube, i cili tregon udhëzime për softuerë, ngjarje të inqizuara që kanë të bëjnë me ndërmarrjen Apple dhe prodhimi i videove nga skuadra ekzekutive e ndërmarrjes Apple./pcworldalbanian

 

 

Lajmet e fundit>