Lajmet

App Store tani ka 1.3 milionë aplikacione për iOS

Sep 10 2014
0 Shpërndarje
App Store tani ka 1.3 milionë aplikacione për iOS

1.3 milione aplikacioneNumri i aplikacioneve në dispozicion në App Store ka shkuar në 1.3 milionë, lajmëroi Apple gjatë ditës së djeshme. Kjo shifër është rritur nga 1.2 milionë sa ishte pak muaj më parë, të cilën shifër e kishte zbuluar kompania në Konferencën e Zhvilluesve të Botës (WWDC) gjatë qershorit.

Është një numër mbresëlënës që nuk duhet të neglizhohet. Derisa kjo rritje është pothuajse e paevitueshme, numri i aplikacioneve që ka pasur në dyqanin App Store ka qenë gjithmonë një armë e fuqishme për kompaninë Apple – dhe sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë të rritet për të tërhequr më tepër përdorues të rinj dhe ekzistues të sistemit iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>