Vëzhgim

Appgravity si makinë kërkuese për aplikacione për Android

Jan 2 2012
0 Shpërndarje
Appgravity si makinë kërkuese për aplikacione për Android

Appgravity është një shërbim i ri që ka marrë idenë e kërkimit për kërkim të aplikacioneve dhe e ka kthyer në një shërbim me shumë mundësi.

Për momentin, duke i marrë të gjitha të dhënat e veta nga tregu i Android, Appgravity ua mundëson kërkimin e aplikacioneve në bazë të emrit ose në bazë të ndonjë fjale kyçe. Rezultatet mund të filtrohen në bazë të kategorive dhe të listohen sipas lidhjes, moshës, vlerësimeve dhe numrit të shkarkimeve. Sapo ta keni gjetur aplikacionin që e doni, një buton ua mundëson që ta dërgoni një lidhje në faqen Download ose (për aplikacionet me pagesë) në faqen për blerje të tregut.

Ju mund të thoni që ju keni mundësi të kërkoni drejtpërdrejt në tregun Android, por Appgravity ofron një ndërfaqe më të pastër dhe vegla të tjera filtruese. Me zhvillim të mëtutjeshëm, do të mund të keni arsye të tjera për ta përdorur këtë shërbim të ri. Stratup-i nga Kalifornia, Sunnyvale, planifikon të shtojë më tepër aplikacione në treg, duke filluar me Amazon përpara se të zgjerojë mbulimin e burimeve të vogla dhe të pavarura.  Kjo do t’ua mundësojë krahasimin e çmimit, duke ua mundësuar rrugën e shpejtë të zbulimit të vendit më të mirë për ta blerë një aplikacion të caktuar. Skuadra është duke zhvilluar vegla dhe shtojca për Blogger, WordPress, Eclipse dhe Netbeans./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>