Harduer

Apple-1 në ankand për 260-400 mijë dollarë

May 4 2013
0 Shpërndarje
Apple-1 në ankand për 260-400 mijë dollarë

Apple-1Breker, një shoqëri ankandi gjermane, ka në plan të nxjerrë një pajise Apple të vjetër të quajtur Apple 1, që është në gjendje pune.

Ata që janë të familjarizuar me ankandet dhe mendojnë se pajisa do të shitet për rreth 261 deri 392 mijë dollarë dhe konsiderohet një nga kompjuterët Apple-1 të cilët ekzistojnë akoma.

Rekordi për një Apple-1 u vendos vitin e kaluar ku u shit për 640 mijë dollarë.

Kompjuteri është i firmosur nga Steve Wozniak dhe ka qenë në pronësinë e Fred Hatfield nga Computer Data Systems.

Gjithashtu bashkë me pajisjen është një manual nga Steve Jobs që i drejtohet Hatfield dhe ku i ofrohet gjithashtu shansi i shkëmbimit të Apple-1 me një Apple II 4k për 400 dollarë më shumë.

Kjo do të ishte një lëvizje me mend pasi Apple II doli fillimisht në 1977 për 1298 $. Apple-1 doli në vitin 1976 dhe kishte çmimin fillestare 666.66 $.

Në dispozicion për shitje ishin vetëm 200 njësi. Mendohet se ekzistojnë akoma rreth 30-50 njësi, por vetëm 6 presupozohet se janë akoma në gjendje pune. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>