Analiza

Apple: 600.000 iPhone 4 u porositën në ditën e parë

Jun 16 2010
0 Shpërndarje
Apple: 600.000 iPhone 4 u porositën në ditën e parë

Së bashku me partnerin e saj, Apple ka marrë para-porosi për më shumë se 600.000 iPhone 4 gjatë ditës së martë. Ky numër i porosive mbingarkoi sistemin online të porositjes së faqes duke shkaktuar bllokim të menjëhershëm gjatë asaj dite.

Të mërkurën Apple u shpjegua dhe kërkoi falje.

“Ishte numri më i madh i para-porosive me të cilat Apple është marrë në një ditë të vetme dhe ishte shumë më i lartë sesa që ishte pritur, duke rezultuar në mosfunksionimin e sistemit të porositjes dhe të miratimit” tha kompania në një deklaratë.

“Shumë konsumatorë janë larguar apo kanë lënë anash sistemin për shkak të nervozës. Ne kërkojmë falje për secilin që ka hasur në vështirësi dhe shpresojmë se ata do të tentojnë sërish apo do të vizitojnë një dyqan të Apple apo shitës të autorizuar, për të blerë iPhone 4 kur ai të paraqitet në rafte”.

E kur do të paraqitet pajisja në rafte mbetet ende e paqartë.

Lajmet e fundit>