Harduer

Apple A10X, çfarë premton Apple me këtë procesor të ri?

Jun 7 2017
0 Shpërndarje
Konkretisht në Prill Apple tha se nuk do të përdorte teknologjinë grafike të Imagination duke dërguar aksionet e këtij të fundit në tatëpjete. Apple A10X, çfarë premton Apple me këtë procesor të ri?

Në konferencën e zhvilluesve Apple prezantoi çipin e ri Apple A10X i cili në përbërje ka jo vetëm procesor edhe por grafika.

Procesori i ri ka gjashtë bërthama, tre të performancës së lartë dhe tre efikase. Çipi do të përdoret vetëm në tabletët iPad dhe iPad Pro. Sipas Apple ky çip ofron 40% më shumë performancë grafike sesa paraardhësi.

Sa i përket grafikave çipi ka 12 bërthama procesorike. Apple nuk dha informacion nëse çipi përdor teknologjinë e Imagination kompani me të cilën shkëputi marrëdhëniet pak javë më parë.

Konkretisht në Prill Apple tha se nuk do të përdorte teknologjinë grafike të Imagination duke dërguar aksionet e këtij të fundit në tatëpjete.

Apple është kompani e cila dizajnon vetë çipet e saj mobile por prodhohen nga Samsung. Për kompjuterat kompania përdor procesorët Intel dhe grafikat AMD. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>