Harduer

Apple A8 mund të karakterizohet nga proçesor me shpejtësi 2 Ghz

Jul 13 2014
0 Shpërndarje
Apple A8 mund të karakterizohet nga proçesor me shpejtësi 2 Ghz

The-Apple-A8-SoC-in-the-iPhone-6-might-hit-2-GHz-core-clock-speeds-for-the-first-timeSmartfonët më të mirë Android e kanë kaluar barrierën e proçesorëve 2 Ghz kohë më parë, por tashmë edhe çipi më i avancuar i Apple 64 Bit A7 akoma ka ngelur në 1.3 – 1.4 Ghz. Kjo mund të ndryshojë me ardhjen e çipit të ri Apple A8.

Çipi i ardhshëm i Apple që do të debutojë në iPhone 6 dhe iPad Air 2 thuhet se do të karakterizohet nga bërthama me shpejtësi 2 Ghz për herë të parë në historinë e këtyre çipeve. Më herët kemi dëgjuar se çipi i ri i Apple do të ketë bërthama me shpejtësi deri në 2.6 Ghz, por ky mundet të jetë version A8 për iPad Air 2 i cili gjithmonë karakterizohet nga proçesorë me shpejtësi më të lartë përpunimi të dhënash.

Çipi Apple A8 do të karakterizohet nga dy bërthama dhe mendohet të jetë 64 Bit, ndërsa ne kemi parë shumë pajisje Android me katër, gjashtë apo edhe tetë bërthama. Numri i bërthamave të një proçesori asnjëherë nuk përfaqëson shpejtësinë dhe performancën e tij totale.

Apple A8 mendohet se do të vijë me një arkitekturë 20 nm që do të thotë më shumë performancë, më pak konsum energjie krahasuar me arkitekturën 28 nm që kanë çipet më të fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>