Vëzhgim

Apple App Store, iPhone 4, Angry Birds fitojnë rekorde botërore të Ginisit

May 15 2011
0 Shpërndarje
Apple App Store, iPhone 4, Angry Birds fitojnë rekorde botërore të Ginisit

“Lëshimi i iPhone nuk ka ndryshuar vetëm industrinë e celularit, por botën e video lojërave gjithashtu”, shkruan redaktori i Rekordeve Botërore të Ginisit për lojëra, në një deklaratë, Gaz Deaves. “Me një pafundësi të përzgjedhjeve dhe një pajisje intuitive, Apple ka krijuar një hapësirë të re të madhe për vete në llojin e lojërave të rastësishme që vërtet sjell argëtim për përdoruesit kudo që mund të ndodhen ata.”

iPhone 4 ishte emëruar si sistemi portativ për lojëra më së shpejti i shitur nga Ginis, pas një shitje të mëse 1.5 milionë pajisjeve në ditën e parë të lëshimit, më 24 qershor, 2010.

“Sa për krahasim, PSP arriti 200,000 njësi në datën e lëshimit të vet më 2005 dhe DS mori një javë derisa sa arriti 500,000 konzolla në nëntor 2004” tha Ginis në një deklaratë, duke paraqitur rekordet. PSP, nga Sony, dhe DS, nga Nintendo, janë sisteme portative për video lojëra, por asnjëri nuk është edhe një smart phone.

Ginis gjithasthu tha që Dyqani i Aplikacioneve për Apple është dyqani më i njohur për aplikacione.

“Me mbi 6.5 milionë shkarkime që nga lëshimi i tij në qershor 2008, Dyqani i Apple për Aplikacione është shërbimi për aplikacione më së shumti i shkarkuar në botë”, tha organizata që mirret me përcjelljen e rekordeve përgjatë tërë botës.

Rreth 259,470 aplikacione ishin në shitje ose falas në shtator 2010, derisa 50,000 aplikacionet e tjera që kishin funksionuar dikur, nuk janë vazhduar, tha Ginis.

Dyqani i Aplikacione App Store është gjithashtu dyqani me më së shumti shkarkime të  video lojërave, me 37,362 lojëra të gatshme për shkarkim, në shtatorin e kaluar, tha Ginis.

“Sa për krahasim, shërbimi për shkarkim të lojërave për PC, Steam, ofron rreth 1,110 tituj, Xbox Live Indie Arcade ofron më shumë se 1,300 dhe dyqani Japanese Virtual Console për Wii ofron 575 tituj, duke mbuluar një copë të mirë të katalogjeve të kaluara të Sega-s dhe Nintendo-s”, tha grupi.

App Store kishte thyer rekordin botëror për lëshimin më të madh të numrit të sistemeve për lojëra, me më shumë se 145 lojëra tëgatshme më 10 korrik, 2008.

Angry Birds ishte njohur si lojëra më e paguar për aplikacionet e kësaj kategorie, në shumicën e vendeve, duke pasur të shitura më shumë se 6.5 milionë njësi për versionin iOS të lojës, që kur u paraqit për herë të parë në dhjetor 2009.

Plants vs Zombies, “me më shumë se 300,000 shkarkime të paguara në nëntë ditët e parë në shitje në shkurt 2010” ishte lajmëruar si loja strategjike më së shpejti e shitur për iPhone/iPod. Kjo lojë është gjithashtu loja strategjike më fitimprurëse e lëshuar në historinë e App Store, tha Ginis, duke marrë rreth 1 milionë dollarë për zhvilluesin PopCap për vetëm një javë.

Seritë e lojës Tap Tap Revenge, nga zhvilluesi Tapulous, ishin radhitur si seritë e lojërave më të njohura në historinë e App Store, “duke qenë të shkarkuara më shumë se 15 milionë herë që kur ishte lëshuar loja e parë në seri në korrik 2008”, tha Ginis. “Ndërmarrja hulumtuese ComScore raporton që loja është instaluar nga 32% e të gjithë përdoruesve të iPhone/iPad.”/pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>