Siguri

Apple arnon një lëshim sigurie në iPhone

Aug 2 2009
0 Shpërndarje
Apple arnon një lëshim sigurie në iPhone

Sipas Mulliner, hakerët mund të keqpërdorin lëshimin për të parandaluar përdoruesit të ënë telefonata, të qasen në internet dhe shpërndajnë mesazhe tekstuale. Dyshja dinamike gjithashtu konfirmoi se kanë testuar dobësinë në katër operatorë gjerman. Thyerja, për të cilën raportohet se mund të bëhet përmes një krimbi të korruptimit të memories së SMS, ishte implementuar gjithashtu me sukses përgjatë rrjetit të AT&T-s në SHBA.

“Pavarësisht asaj që është raportuar, askush nuk ka qenë në gjendje të marrë nën kontroll një iPhone dhe të ketë qasje në informatat personale duke përdorur këtë lëshim” tha një zëdhënës i Apple në një deklaratë.

Megjithatë kompania pranoi se pranimi i një SMS me softuer të dëmshëm, do të mund të shkaktonte korruptime të këtij shërbimi apo ekzekutime të ndryshme të kodeve.

“Një çështje e korruptimit të memories ekziston në dekodim të mesazheve SMS. Pranimi i një mesazhi SMS të formuar me malware do të mund të shkaktonte pengim të papritur të shërbimit apo ekzekutim arbitrar të kodit” konfirmoi Apple në një deklaratë zyrtare. “Ky azhurnim i adresohet kësaj çështje përmes menaxhimit më të mirë të gabimeve. Falënderime për Charlie Miller nga Independet Security Evaluators dhe Collin Mulliner nga Fraunhofer SIT, që kanë raportuar këtë çështje”.

Pra mos humbni kohë dhe shkarkoni versionin më të fundit të softuerit të iPhone, 3.0.1 dhe largoni prej vetes këtë lëshim kritik në SMS, dhe mos e çani kokën më për rreziqet potenciale.

iPhone 3.0.1 mund të merret pa pagesë përmes iTunes.

Lajmet e fundit>