Softuer

Apple arrin në 500,000 aplikacione për iOS

May 24 2011
0 Shpërndarje
Apple arrin në 500,000 aplikacione për iOS

Apple nuk e ka lajmëruar zyrtarisht këtë gjë dhe numri i aplikacioneve që mund të shkarkoni është më i ulët se gjysmë milion për shkak të disa aplikacioneve që janë duke u tërhequr ose duke u vjetëruar. Por nëse i numëroni saktësisht aplikacionet, numri është pak më shumë se 500,000.

Për ta nderuar këtë ngjarje, tri ndërmarrje u specailizuan në aplikacionet për iOS – ndërtuesi i lojërave, Chillingo, makina për kërkimin e aplikacioneve, Chomp dhe blogu për aplikacione, 148apps – duke ndërtuar një statistikë që citon disa nga gjërat më interesante  që kanë të bëjnë me ekosistemin e aplikacioneve për iOS. Sipas të dhënave të tyre, janë gjithsej 85,569 zhvillues të veçantë aplikacioneve; aplikacioni më i njohur për iOS është Angry Birds dhe 37% e aplikacioneve për iOS janë falas, derisa 29% e të gjithë aplikacioneve kushtojnë 0.99 dollarë.

Numrat janë mbresëlënës, duke marrë parasysh që App Store është shtuar për më pak se tre vite më parë, në korrik 2008, me 500 aplikacione.

 

 

Lajmet e fundit>