Lajmet

Apple azhurnon Macbook-at dhe ul çmimet

Jun 8 2009
0 Shpërndarje
Apple azhurnon Macbook-at dhe ul çmimet

Apple ka filluar paraqitjen e saj kryesore me shpalosjen e një rifreskimi të plotë të laptopëve të saj, Macbook, Macbook Pro dhe Macbook Air. Lajmi më i madh? Ekzistojnë modele 13 inç dhe 15 inç të Macbook Pro, procesorë deri në 3.06 GHz dhe një bateri që mund të funksionojë deri në shtatë orë.

Macbook Pro ishte fokusimi kryesor i Phil Schiller, senior zëvendës president i marketingut të produkteve të Apple. Versionet e reja 15 dhe 13 inç, janë një risi në këtë linjë të produkteve. 13 inçëshi fillon me një çmim prej 1199 dollarë dhe përfshin procesor Core 2 Duo SP93000 me 2.26 GHz, 2GB RAM, grafikë Nvidia 9400M, hard disk 160GB dhe port për kartela të memories SD. Një azhurnim në 2.53 GHz, 4GB memorie dhe një disk 250 GB do t’iu kushtojë 300 dollarë.

Versionet 15 dhe 17 inç Macbook Pro kanë rënë në çmim për 300 dollarë dhe tani fillojnë prej 1699 dollarë. Modeli bazë ka CPU me 2.53 GHz, 4GB RAM, hard disk 250GB dhe port për kartela SD. Porti ExpressCard, për të cilin Apple thekson se e përdorin vetëm 1% të blerësve të Macbook, është i rezervuar për modelin 17 inç, që tani është i pajisur me procesor 2.8 GHz, 4GB memorie, hard disk 500GB dhe kartelë grafike 9400M+9600 GT, që në total do të kushtojë 2499 dollarë.

Të gjithë Macbook Pro mund të blihen me deri në 8GB RAM dhe me procesorin Intel Core 2 Duo me 3.06 GHz. Ka gjithashtu edhe jë SSD 256 GB për modele të caktuara.
 

Pro-t 15 dhe 13 inç si dhe Macbook kanë pranuar baterinë nga Macebook 17 inç, që është mjaft e mirë për deri në shtatë orë. Kompania thekson se përdorimi i zakonshëm do të sjellë deri në pesë orë pune. Macbook Air pranoi gjithashtu një ulje të çmimit dhe tani follon prej 1499 dollarë. Modeli SSD ka rënë në 1799 $ – që është 700 dollarë më pak sesa çmimi që kishte para dy dite.

Qëndroni me ne për të kuptuar më shumë lajme nga WWDC.
 

 

Lajmet e fundit>