Analiza

Apple bëhet prodhuesi më i madh në botë i veshjeve elektronike

May 5 2017
0 Shpërndarje
Sipas të dhënave shitjet e veshjeve elektronike u rritën më 22 milion njësi në tre mujorin e parë, 21% më shumë sesa 18.2 milion njësitë e shitura një vit më parë. Apple bëhet prodhuesi më i madh në botë i veshjeve elektronike

Ndërsa Apple nuk ofron detaje të shitjeve të Apple Watch për arsye të konkurrencës, janë të shumta kompania analitike të cilat japin një ide të performancës së produkteve.

Sipas Strategy Analytics Apple ka shitur 3.5 milion njësi të Apple Watch në tre mujorin e parë të 2017-ës.

Sipas të dhënave shitjet e veshjeve elektronike u rritën më 22 milion njësi në tre mujorin e parë, 21% më shumë sesa 18.2 milion njësitë e shitura një vit më parë.

Apple pati rritje më të lartë nga 2.2 milion njësi vitin e kaluar në 3.5 milion në fillim të 2017-ës. Kjo është një rritje me 59% duke tejkaluar Fitbit si prodhuesi më i madh në botë i veshjeve elektronike.

Strategy Analytics beson se kjo rritje ka ardhur si rezultat i edicionit të dytë të Apple Watch e cila ofron më shumë opsione stilimi. Megjithatë ajo që ra në sy ishte edhe rënia e shitjeve të Fitbit nga 4.5 milion vitin e kaluar në 2.9 milion këtë vit.

Si rezultat Fitbit tashmë gjendet në vendin e tretë pas Xiaomi i cili shiti 3.4 milion njësi në tre muajt e parë të 2017-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>