Harduer

Apple bën thirrje për kthimin mbrapsht të karikuesve evropianë të iPhone

Jun 15 2014
0 Shpërndarje
Apple bën thirrje për kthimin mbrapsht të karikuesve evropianë të iPhone

140613075432-apple-iphone-chargers-620xaApple bën thirrje në 37 vende të Evropës për kthimin mbrapsht të karikuesve të iPhone, të cilët raportohen për mbinxehje. Apple ka konstatuar se në raste të rralla karikuesi Apple 5W, i përshtatur për vendet e Evropës mund të mbinxehet dhe të përbëje rrezik për përdoruesin.

Drejtuesit e Apple deklarojnë se ata do të pajisin çdo përdorues me një karikues të ri, në momentin që ata do të kthejnë karikuesin e tyre aktual. Modeli, i cili ka shfaqur më së shumti problem është ai A1300, raportohet nga kompania Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>