Lajmet

Apple blen aplikacioni Workflow, tani e tutje do të jetë falas

Mar 23 2017
0 Shpërndarje
Kompania e konfirmoi blerjen e kompanisë e cila zotëron aplikacionin, DeskConnect. Apple blen aplikacioni Workflow, tani e tutje do të jetë falas

Apple lajmëroi ditën e sotme se ka blerë aplikacioni Workflow nëpërmjet të cilit përdoruesit e iOS mund të realizonin detyra automatikisht nëpër disa aplikacione.

Kompania e konfirmoi blerjen e kompanisë e cila zotëron aplikacionin, DeskConnect. Përdoruesit e Workflow, zhvilluar për iPhone, iPad dhe Apple Watch mund të krijojnë një set veprimesh të kombinuar të cilat ndërverprojnë me aplikacionet dhe përmbajtjet e telefonit.

Aplikacioni fitoi çmimin e dizajnit më të mirë në 2015-ën gjatë Konferencës së Zhvilluesve. Disa shembuj detyrash që mund të realizohen me Workflow janë krijimi i imazheve të animuara, vendosja e një ikone në ekranin parësor për të telefonuar një të afërt dhe publikimi i një cicërime me një këngë që ka dëgjuar përdoruesi.

Sipas TechCrunch menjëherë pas lajmërimit të blerjes, Apple do ta ofrojë falas aplikacionin. Megjithatë ngelet e paqartë mënyra sesi Apple do integrojë shërbimet e aplikacionit në produktet e saj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>