Biznes

Apple blen aplikacionin për transport dhe navigacion HopStop

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Apple blen aplikacionin për transport dhe navigacion HopStop

Kemi lajme të mira për përdoruesit kalimtar të iOS-it: Apple ka blerë shërbimin për navigacion dhe transport HopStop si pjesë e përpjekjes së vazhdueshme për të përmirësuar softuerin e vet për harta.

Marrëveshja ishte raportuar nga Bloomberg dhe u konfirmua për Mashable nga Apple. Ndërmarrja mohoi të tregojë për hollësitë e blerjes.

Po ashtu gjatë të premtes, Apple konfirmoi që ka blerë nismën për të dhënat në lidhje me lokacioniet Locationary për një shumë të treguar.

Blerja e HopStop mund të ketë ndikim në përmirësim të dukshëm në ofertat për navigim brenda hartave të Apple. Që nga lëshimi vitin e kaluar, Apple Maps është mbështetur në aplikacione për transport të palës së tretë – duke përfshirë HopStop, për t’iu mundësuar përdoruesve paraqitjen e orareve dhe rrugëve përgjatë autobusëve dhe metrove.

Ky është një kontrast me Google Maps, që ndërton ofertat e transportit në programin e vet kyç.

HopStop mbështet mbi 700 agjenci transporti përgjatë shtatë shteteve. Në prill, ndërmarrja lëshoi HopStop Live! për iPhone, duke i furnizuar përdoruesit me përditësime në kohë reale për marrëveshjet ose ndryshimet e shërbimeve.

Funksionimi është i ngjashëm me atë që është blerë së fundi, Waze, përveç që është për transport në vend se të jetë në mënyrë të posaçme për trafikun mobil.

Hopstop është njëri nga aplikacionet më të mira për transport për iOS dhe kjo blerje është planifikuar në kohën e duhur për një shërbim Apple Maps të ri dhe të përmirësuar për ta lëshuar së bashku me iOS 7 gjatë vjeshtës së këtij viti. (PCWorld Albanian)

Apple Hopstop

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>