Biznes

Apple blen aplikacionin social të hartave Spotsetter

Jun 7 2014
0 Shpërndarje
Apple blen aplikacionin social të hartave Spotsetter

ios-mapsVitin e kaluar, Apple bleu një varg të kompanive në një përpjekje për të përmirësuar aplikacionin e vet jo të popullarizuar të hartave dhe duket që kompania ende nuk ka mbaruar. Sipas TechCrunch, kompania ka blerë edhe aplikacionin social të hartave Spotsetter.

Apple bleu kompaninë jo vetëm për teknologjinë e saj, por edhe për dy themeluesit e saj: ish-inxhinierin e Google Maps, Stephen Tse dhe ish-këshilltarin e Siemens-it dhe CTO-në e FitFiend, Johnny Lee. Nëse asnjëherë nuk keni dëgjuar më parë, Spotsetter shfaq rekomandimet e shokëve dhe vëzhgimeve të besueshme të elementeve të ndryshme gjeografike në një hartë. Ajo po ashtu mund të përdoret për të kërkuar për lokacione të posaçme dhe të shikohet nëse shokët e juaj kanë qenë atje, ose për të lexuar vëzhgime rreth atyre vendeve.

Pra, e ka qëllimin e njëjtë sikur Foursquare – në fakt, ai shërbim është njëri nga burimet e të dhënave për Spotsetter, së bashku me rrjetin Facebook, Twitter, Instagram dhe një numër të madh të faqeve të vëzhgimeve online. Apple ende nuk ka konfirmuar ndonjë gjë (ndonëse Lee tashmë kishte lajmëruar përfundimin e kompanisë disa ditë më parë), por aplikacioni nuk shihet më as në App Store e as në Google Play. Nëse marrëveshja është e vërtetë, veçoritë e Spotsetter mund të futen në aplikacionin Maps të Apple, së bashku me teknologjitë nga WiFiSlam, Locationary, Embark, HopStop dhe Broadmap. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>