Lajmet

Apple blen domenin iSlate.com

Dec 28 2009
0 Shpërndarje
Apple blen domenin iSlate.com

Pajisja e shumëpritur e Apple e dedikuar më shumë për shfrytëzim të internetit, do të duhej të jetë para nesh pas disa javëve, përkatësisht pas fillimit të ri të vitit 2010, për shkak se zhvillime të reja kanë konfirmuar paraqitjen e tij në fund të janarit.

Lajmi se Apple ka blerë domenin me emrin iSlate.com ka ndihmuar që aksionet e kompanisë të arrijnë një vlerë rekorde gjatë sezonit festiv. Aksionet kanë arritur në kulm prej 209.06 dollarë në mbrëmjen e krishtlindjeve duke nënkuptuar një rritje prej 145% në portofolin e kompanisë për vitin 2009.

Blerja e iSlate.com është shenja e parë reale rreth pajisjes në fjalë, e cila pritet të jetë diçka ngjashëm sikurse një iPod Touch por me një ekran 10 inç.

Lajmet e fundit>