Biznes

Apple blen kompaninë muzikore “Beats by dr.Dre”

May 19 2014
0 Shpërndarje
Apple blen kompaninë muzikore “Beats by dr.Dre”

_h353_w628_m6_otrue_lfalseApple pritet nga momenti në moment të shpallë marrëveshjen prej 3.2 miliardë dollarë për blerjen e kompanisë muzikore “Beats by dr.Dre” ,kompani e cila njihet për prezantimin e krijimtarive më të reja muzikore si dhe për krijimin dhe shitjen e kufjeve të famshëm “Beats by dr.Dre”. Kjo marrëveshje erdhi pas përparimit të Pandora Media Inc dhe Spotify në fushën e prezantimit të krijimtarive muzikore duke i sjellë probleme iTunes , e cila është ndikuar në numrin e përdoruesve të saj, që shkon aktualisht rreth 800 milion përdorues. “Kompania Apple është dy vjet mbrapa Spotify”, shprehet David Pakman, një investitor në fushën e muzikës dixhitale dhe gjithashtu një ndër themeluesit e grupit muzikor të Apple. “Ata duhet të ofrojnë më shumë në prezantimin e muzikës”, shprehet ai.

Nga kjo marrëveshje pritet që kompania “ Beats by dr.Dre” ta rrisë ndikimin e saj në fushën muzikore dhe të luajë një rol shumë të rëndësishëm duke konkurruar denjësisht me Spotify dhe kompanitë e tjera. Megjithatë do të duhej një kapital shume i madh dhe një punë shumë vjeçare për tu arritur kjo , pasi kompani të tjera si Spotify dhe Pandora, të cilat kanë përdorues anembanë globit, kanë rreth 99 milionë përdorues aktive çdo dite. Në qoftë se Apple arrin suksesin e pritur pas kësaj marrëveshje atëherë ndikimi i saj në prodhimin dhe përdorimin e pajisjeve teknologjike do te rritet akoma më shumë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>