Biznes

Apple blen kompaninë “Prss”, ndihmon përdoruesit të krijojnë revista në iPad

Sep 25 2014
0 Shpërndarje
Apple blen kompaninë “Prss”, ndihmon përdoruesit të krijojnë revista në iPad

sporting-news-ipad-appSë fundmi kompania Apple ka bërë pjesë të saj “Prss”, një firmë gjermane startup. “Prss” është një platformë publikuese për ata krijues që nuk dinë të kodojnë, por duan të krijojnë një revistë që të duket mirë në iPad. Kjo platformë u lançua në vitin 2010.

Apple si gjithmonë refuzon të komentojë për blerjet e saj. Një zëdhënës i kompanisë u shpreh për TechCrunch se ndër politikat e kompanisë përfshihet mbajta në konfidencialitet të plotë e marrëveshje apo blerjeve të reja të Apple, ndaj askush nuk di dhe çmimin që ka paguar për këtë firmë.

Kjo blerje mendohet se vjen si pasojë e dëshirës së kopanisë për rritjen e shitjeve të iPad-ëve. Tabletët kanë cikle të gjata zëvendësimi, ndaj konsumatorët nuk janë shumë të prirur të blejnë një model të ri të kompanisë. Ndaj dhe shitjet janë ulur çdo vit e më shumë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>