Biznes

Apple blen ndërmarrjen e sensorit Kinect

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
Apple blen ndërmarrjen e sensorit Kinect

mac_rainbowrocket-380x285Apple ka konfirmuar blerjen e vet të PrimeSense, që është nisma nga Izraeli prapa sensorit 3D në kamerën periferike Kinect-it të Microsoft-it për Xbox 360.

Një zëdhënës i Apple dha një deklaratë të përgatitur për All Things D, që përdoret në situata të tilla: “Apple blen ndërmarrjet e vogla të teknologjisë nga koha në kohë dhe ne në përgjithësi nuk flasim për qëllimin ose planet tona.”

Sipas burimeve të All Things D, blerja e fundit ishte rreth 360 milionë dollarë. Globes, që së pari e raportoi lajmin e blerjes, e vendosi çmimin mes 300 milionë dhe 350 milionë dollarë. Thashethemet e blerjes qarkulluan në korrik në gazetën izraelite Calcalist, e më pas sërish më herët këtë muaj.

Ndonëse nga Apple nuk kanë folur për qëllimet e veta prapa kësaj blerjeje, teknologjia e PrimeSense teorikisht mund të përdorej në varg të gjerë të produkteve nga ndërmarrja me bazë në Cupertino.

9to5Mac raportoi në shtator që Apple ishte “duke testuar sensorët për lëvizje sikur të Xbox Kinect-it për produktet e ardhshme që kanë të bëjnë me TV,” dhe PrimeSense ka qenë edhe duke punuar në komponentë më të vegjël për pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>