Lajmet

Apple bllokon Adobe Flash Player në shfletuesin e tij Safari

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Apple bllokon Adobe Flash Player në shfletuesin e tij Safari

Apple më 1 mars ka shtuar mekanizmin bllokues tek shfletuesi Safari për të larguar dhe çaktivuzuar çdo lloj versioni të vjetër të Adobe Flash Player.

Ky përmirsim i referehot dobësive që ka shfaqur Flash kohëve të fundit, deklaroi Jim Dalrymple i TheLoop. Ky përmirësim është automatik dhe ka efekt mbi shtesën e Adobe Flash Player duke përdorur skedarin e ri të ngarkuar të Apple Xprotect. Ky skedar është një listë me shtesa të ndaluara duke përfshirë Adobe edhe Java.

Lajmërimi për këtë bllokim shkruante: “Për të ndihmuar përdoruesit nga dobësitë, Apple ka ngarkuar në ueb një shtesë që është një mekanizëm bllokues për të çaktivizuar versione të vjetra të shtesës së: Adobe Flash Player.”

Adobe kohët e fundit trajtoi tre shtesa emergjente për tre dobësi që kanë prekur Windows, Mac, edhe Linux. Versioni minimal i Flash Player në ngarkesën e fundit të skedarit Xprotect të Apple ësthtë 11.6.602.171.

Apple ka qënë shumë agresive rreth bllokimit të shtesave dhe reklamave të palëve të treta që shfaqen në kompjuterat e tyre, duke i ekspozuar këta të fundit në kodet dashakeqëse.

App Launcher hap aplikacionet e Chrome në desktop

Së fundi, bllokoi Java në kompjuterët e tij pas një sërë incidentesh ku në shënjestër ka qënë Apple, Microsoft, Facebook, Twitter dhe shumë kompani të tjera që nuk janë publikuar. (PCWorld Albanian)

Apple adobe

Lajmet e fundit>