Blog

Apple bllokon aplikacionet Iraniane në App Store nisur nga sanksionet Amerikane

Aug 25 2017
0 Shpërndarje
Nga ana tjetër qeveria Iraniane jo vetëm që ka bllokuar Twitter-in por edhe Facebook e Youtube. Apple bllokon aplikacionet Iraniane në App Store nisur nga sanksionet Amerikane Photo Source: Zyrat e Snapp në Teheran/ Associated Press

Zyrtarisht Apple nuk ka një prezencë në Iran. Nisur nga saksionet e ShBA-ve ndaj këtij vendi, iPhone-ët e kompanisë nuk shiten ligjërisht në këtë vend dhe Apple nuk ofron një version të App Store.

Kjo ka bërë që miliona Iranianë të blejnë iPhone nga Dubai ose Hong Kongu. E as nuk ka penguar zhvilluesit nga ky vend të krijojnë mijëra aplikacione për përdoruesit lokale duke i ofruar ato në App Store jashtë Iranit.

Tashmë Apple ndërmori një lëvizje tjetër agresive duke bllokuar aplikacionet Iraniane raportoi New York Times. Dy javë më parë kompania hoqi aplikacionet përmes të cilave përdoruesit në Kinë mund të shmagnin censurën dhe që konsideroheshin të paligjshme nga qeveria Kineze.

Ditën e Enjte, Apple hoqi Snapp, një aplikacion i ngjashëm me Uber shumë popullor në Iran. Aplikacione të tjera “food delivery,” të blerjeve online dhe shërbimeve të tjera janë hequr.

Në një mesazh dërguar zhvilluesve Iranianë Apple shprehej, “Nisur nga rregullorja e saksioneve Amerikane, App Store nuk mund të mbështesë, të shpërndajë apo të bëjë biznes me aplikacione dhe zhvillues nga disa vende ku është në fuqi embargoja Amerikane.”

Google, kompani e cila lejon zhvilluesit Iranianë të Android të publikojnë aplikacione në Play Store përsa kohë nuk përmbajnë blerje, nuk ka aplikuar të njëjtën strategji me atë të Apple.

Nga ana tjetër qeveria Iraniane jo vetëm që ka bllokuar Twitter-in por edhe Facebook e Youtube. Saksionet Amerikane ndaj programit nuklear të Iranit kanë shkaktuar jo pak paqartësi kur flitet për teknologjinë.

Administrata Obama kishte hequr kufizimet sa i përket shërbimeve të internetit ndërsa ajo e Trump solli në fuqi saksione të reja këtë muaj. Vendet Evropiane kanë hequr të gjitha saksionet ndaj Iranit pas marrëveshjes arritur në 2016-ën. Në fund, teknologjia nuk ka për ta kuptuar kurrë politikën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>