Biznes

Apple del para Nokia’s

Jul 22 2011
0 Shpërndarje
Apple del para Nokia’s

Apple ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme në shitje të pajisjeve iPhone qysh prej se është lansuar në vitin 2007, dhe siç thonë prej hiçit doli dhe mori titullin e Nokia’s, brenda një periudhe prej më pak se katër vitesh.

Dërgesat e celularëve Nokia kanë përjetuar një rënie prej 34 për qind në 16.7 milion njësi, në krahasim me 20.3 milion iPhone të dërguar nga Apple në çerekun e dytë të këtij viti. Apple veçse ishte kurorëzuar si prodhuesi numër një në botë për celularë të mençur në bazë të të hyrave dhe profitit, por periudha prill-qershor mundësoi që të kaloj Nokia’n edhe në aspektin e njësive të shitura.

Apple ende është duke u përballur me konkurrencë nga Android , edhe pse celularët me Android janë duke u prodhuar nga një sërë prodhuesit kështu që Apple mund të mbetet si prodhuesi numër një për celularë të mençur për një periudhë të gjatë… HTC, Samsung, ende larg… /pcworldalbanian 

Lajmet e fundit>