Biznes

Apple dënohet me 670 mijë $ për caktim të çmimit të shitjes së iPhone-ëve

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
Apple dënohet me 670 mijë $ për caktim të çmimit të shitjes së iPhone-ëve

iPhone-Taiwan-642x313Apple është gjobitur me një shumë që ka vlerën prej 670 mijë dollarë amerikanë për shkak të interferencës së vet me çmimin e iPhone në Tajvan, raporton The Wall Street Journal.

Gjobitja ishte kërkuar nga Komisioni për Tregti të Drejtë në Tajvan: Ky institucion gjeti që kompania me bazë në Cupertino shkeli artikullin 18 të Aktit për Tregti të Lirë të Tajvanit duke iu treguar tre ofruesve të shërbimeve kryesore se sa t’i shesin iPhone-ët.

Apple po ashtu pyeti kompaninë Chunghwa Telecom, Far Eastone Telecommunication. and Taiwan Mobile për t’i caktuar çmimet.

Sipas komisionit, nuk është në autoritetin e Apple për t’u përzier në lidhje me planet e çmimeve të bartësve pasi ata të sigurojnë të drejtat për shpërndarje.

Siç duket, komisioni konfirmoi përfshirjen e Apple në çmimin e iPhone përgjatë korrespondencës me e-mail mes Apple dhe tre bartësve. Apple mund të zgjedhë që të shqyrtohet vendimi i komisionit, por kjo mund të çojë rritjen e gjobës deri në 1.7 milionë dollarë nëse nuk bëhet ndonjë ndryshim.

Vendimi aplikohet vetëm për iPhone dhe nuk ka plane për të hetuar në “futjen” e hundëve të kompanisë Apple sa i përket çmimit të iPad-it në Tajvan. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>