Lajmet

Apple dërgon betan e dytë publike të iOS 10.3.2

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Për ata që duan të bëhen pjesë ju ftojmë të plotësoni këtë formular online të Apple. Çfarë ka të re? Në këtë beta pajisjet iOS do të dërgojnë automatikisht të dhëna diagnostikuese tek Apple. Apple dërgon betan e dytë publike të iOS 10.3.2

Ditën e Marte Apple publikoi betan e dytë publike të iOS 10.3.2, një përditësim madhor në iOS 10.3 dhe pasues i iOS 10.3.1.

Apple publikoi të Hënen betan e dytë për zhvilluesit ndërsa nga e Martja të gjithë ata që janë të anëtarësuar në programin beta të Apple mund ta provojnë falas.

Për ata që duan të bëhen pjesë ju ftojmë të plotësoni këtë formular online të Apple. Çfarë ka të re? Në këtë beta pajisjet iOS do të dërgojnë automatikisht të dhëna diagnostikuese tek Apple.

Megjithatë përdoruesit mund ta ç’aktivizojnë këtë funksionalitet përmes Settings > Privacy > Diagnostics and Usage > Don’t Send.

Kjo beta gjithashtu përmban rregullime gabimesh, konkretisht: aplikacionet VPN nga palët e treta duhet të funksionojnë normalisht, dhe e njëjta vlen edhe për SiriKit. Nga ana tjetër Apple thotë se ky ndërtim përmban një problem i cili prek asistentin virtual Siri: mund të ketë probleme me përgjigjet.

Beta ka madhësinë e 129 megabajtëve. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>