Vëzhgim

Apple dërgon ftesa për media

Sep 27 2011
0 Shpërndarje
Apple dërgon ftesa për media

Grafika që paraqitet si ftesë nga Apple përfshin katër ikona të aplikacioneve për iOS (Kalendari, Ora, Hartat dhe Telefoni) së bashku me citimin “Le të flasim iPhone”. Apple nuk bën një veçim të tillë kur dërgon ftesat e veta, por tani, siç po duket, është duke u munduar të jetë më e drejtpërdrejtë.

Dashamirësit e Apple janë lënë që të mundohen ta gjejnë se çfarë vjen pas lajmërimit të këtij lajmërimi për iPhone. Në këtë moment, me të madhe rpitet që Apple do ta bëjë të gatshëm për publikun iOS 5 dhe madje të lëshojë edhe iPhone 5-shin.

Në këtë ngjarje mund të bëhet fjalë edhe për iPod touch, rreth asaj se çfarë do të ndodhë me vijën e plotë të iPodëve të ndërmarrjes Apple.  E tëra se çfarë dimë është se Apple është duke punuar për të ofruar produkte të reja në kohën kur janë pushimet dimërore, kur njerëzit përgatiten për të bërë disa shpenzime për produkte, të cilat mund të iu hyjnë në punë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>