Lajmet

Apple dërgon zyrtarisht ftesat për eventin e 10 shtatorit

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Apple dërgon zyrtarisht ftesat për eventin e 10 shtatorit

Javën tjetër, më 10 shtator, do të shuhet më në fund kureshtja e të gjithë atyre që mezi po presin iPhone-in e rradhës nga Apple.

Kompania ka dërguar ftesat për mediat, të cilat kësaj here kanë qenë plot ngjyra e me fjalinë “kjo do të ndriçojë jetën e përditshme të gjithkujt”. Eventi do të mbahet në Kupertino të Kalifornisë duke filluar nga ora 10 e mëngjesit. Gazetarët që kanë marrë ftesa janë ftuar për kafe dhe mëngjes.

Nëse fjalët që po qarkullojnë në internet janë të vërteta, do të shohin dy iPhone javës tjetër – iPhone 5S dhe iPhone 5C, një version më i përballueshëm në aspektin e çmimit. Nëse debutojnë të dyja në të njëjtën ditë, kjo do të jetë hera e parë që Apple zbulon dy iPhone të ndryshëm në të njëjtën kohë.

Disa burime thonë se iPhone 5S do të vijë në ngjyrë floriri së bashku me një skanues për gjurmët e gishtave. Ndërsa iPhone 5C pritet të jetë me shumë ngjyra, deri tani janë përhapur foto të tij me ngjyrë blu, jeshile, të verdhë, pink dhe të bardhë.

Dizajni i ftesave të dërguara është harmonizuar me iOS 7. Sistemi i ri operativ, i cili ka qenë në versionin beta për muaj me rradhë, pritet të prezantohet zyrtarisht javës tjetër dhe të shpërndahet për pajisjet.

Kompania e ka quajtur “ndryshimin më të madh të iOS-it që prej iPhone-it të parë.” iPad-i i gjeneratës së re si dhe një iPad mini i ri priten të lançohen në tetor, kështu që mos prisni t’i shihni javës tjetër. (PCWorld Albanian)

AppleInvite

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>