Lajmet

Apple dëshiron domenin iPad3.com

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Apple dëshiron domenin iPad3.com

Kur Apple lëshoi tabletin e vet të fundit, ai nuk u emërua si iPad 3, por në vend të kësaj ata e quajtën tabletin “iPad i ri”. Sidoqoftë, shumë njerëz ende i referohen gjeneratës së tretë të këtij tableti si iPad 3. Sipas një raporti nga Domain Name Wire, Apple po përpiqet të marrë domenin iPad3.com

Në raport thuhet: “Apple ngriti një rast me Organizatën Botërore të Pronës Intelektuale nën politikën e zgjidhjes së mosmarrëveshje për emrat unik të domenëve (UDRP). iPad3.com ishte regjistruar në janarin e vitit 2010 dhe për momentin është në pronësi të Global Access.

Global Access ka qenë cak i polemikave rreth regjistrimeve të domenëve, duke pasur humbje të sfidave nga ndërmarrje të mëdha si AllState, AOL dhe MasterCard. Emri i domenit është për momentin i zënë. Trafiku i vet rrotullohet në shërbimet e ndryshme të zënies së domenit me Above.com.”

Raporti shton që megjithëse Apple e ka një host të domenit iPad3.com, brendi ende duhet ta posedoj emrin e domenit iPad.com.

Në të kaluarën Apple kishte kërkuar të posedojë emra të domenëve ku më i fundit është emri i domeinit iPhone5.com, të cilin tashmë veç e ka në pronësi.

Apple pritet ta lëshojë gjeneratën e re të pajisjes së vet smartfon, gjatë këtij viti, që me siguri se do të quhet iPhone 5. Sidoqoftë, ky domen tashmë ishte përdorur nga një forum.

Apple kërkoi të marrë qasjen e këtij domeni duke ngritur një rast me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), pasiqë ai mund të jetë një emër të cilin po e konsiderojnë për gjeneratën e re. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>