Biznes

Apple dëshiron që çdo TV i shtëpisë suaj të jetë një ekran nga ndërmarrja e saj

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Apple dëshiron që çdo TV i shtëpisë suaj të jetë një ekran nga ndërmarrja e saj

Ndërmarrja do të ndërmarrë një hap gjigant drejt arritjes së qëllimit të vet në Ditën Mbarëbotërore të Shkencës (WWDC). Brenda një dekade, Apple është bërë një forcë kryesuese në kompjutera, tableta dhe celularë. Ende ka rrugë për të bërë për të arritur në ekranin e madh të televizionit. Natyrisht, është një Apple TV, por ky më tepër ka qenë thjesht një “hob”. Gjatë vitit të kaluar, 2.8 milionë njësi të pajisjes ishin shitur dhe 2.7 milionë njësi janë shitur deri më tani gjatë këtij viti.

Megjithëse kjo është mbresëlënëse, paraqet një shifër shumë të largët në raport me numrin e njësive të shitura të iPhone, Mac, iPad dhe iPod.

“Nuk është një këmbë e pestë në fron,” – tha CEO i ndërmarrjes Apple, Tim Cook, në konferencën D. “Nuk është e njëjta madhësi si telefoni ose Mac apo tablet.”

Ndryshimi duhet të jetë i plotë. Dyqani App Store për Apple TV është në ardhje e sipër, duke hapur kështu dyert për zhvilluesit që të krijojnë aplikacione të ndryshme. Dyqani i ri i aplikacioneve për televizion, do të jetë pjesë e iOS 6, që tashmë fuqizon sistemet operative të iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Me një dyqan për aplikacione për televizion, gjiganti teknologjik është duke shtruar rrugën për vargun e gjërave për televizion nga Apple (iTV, iPanel, ose sido që të quheshin). (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>