Blog

Apple dështoi me demonstrimin e parë të Face ID

Sep 13 2017
0 Shpërndarje
Për fat jo të mirë, përpjekja e parë e Federighi për të hyrë në telefonin e tij përmes Face ID dështoi dhe telefoni i kërkoi të vendoste fjalëkalimin. Apple dështoi me demonstrimin e parë të Face ID

Pak pasi Phil Schiller lavdëroi pafund saktësinë e sistemit të ri të identifikimit Face ID në iPhone X, shefi i inxhinierisë së softuerit pranë Apple Craig Federighi erdhi në skenë për të demonstruar sesa i shpejtë dhe i lehtë është për tu përdorur funksionaliteti i ri.

Për fat jo të mirë, përpjekja e parë e Federighi për të hyrë në telefonin e tij përmes Face ID dështoi dhe telefoni i kërkoi të vendoste fjalëkalimin. Më pas mori në dorë një iPhone X të dytë dhe çdo gjë funksionoi për mrekulli.

Megjithatë besojmë se ky është thjesht fat i keq dhe nuk tregon kurrsesi potencialin e vërtetë të teknologjisë. Sepse nuk është një gabim i Face ID por është një procedurë e cila përsëritet edhe kur ndizni telefonin për herë të parë dhe tentoni të kyçeni në telefon përmes Touch ID.

Telefoni menjëherë të kërkon një fjalëkalim në mënyrë që herët tjera që qaseni me Touch ID në këtë rast Face ID.

Ende është një moment i sikletshëm për prezantimin i cili do të mbahet mend gjatë nga ekzekutivët e kompanisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>