Softuer

Apple detajon iPhone OS 4

Apr 8 2010
0 Shpërndarje
Apple detajon iPhone OS 4

Në një media event vetëm me ftesa në Cupertino, Apple ka filluar të nxjerr atë çka programuesit dhe konsumatorët mund të presim në të ardhmen për iPhone OS 4.0, në mes të vitit 2010. Në krye të listës së të gjithëve është një formë e multitasking, e cila do tu mundësojë përdoruesve që të lëshojnë në të njëjtën kohë shumë aplikacione në iPhone të tyre  dhe Apple duket se do të sjellë këtë gjatë verës së këtij viti.

Lansimi i iPad

CEO i Apple Steve Jobs nuk ka humbur rastin pa përmendur lansimin e iPad. Apple ka pretenduar se ka shitur rreth 450.000 iPad deri më sot dhe klientët kanë shkarkuar me shume se 3.5 milion aplikacione dhe 250.000 iBooks. Në përgjithësi, App Store e Apple ka shtyrë më shumë se 4 miliard aplikacione për konsumatorë dhe tashmë diku rreth 3.500 aplikacione nga 185.000 aplikacione të dyqanit për iPad.

Veçoritë e reja të iPhone OS 4

Jobs me shpejtësi pas diskutimit për iPad, ka dalë për të theksuar disa prej gjërave që mund të presin zhvilluesit dhe programuesit nga iPhone OS 4: Jobs tha se përditësimi do të përfshijë më shumë se 100 veçori të reja për përdorues, si dhe API të zhvilluesve të cilat do të shpejtojnë funksionet e llogaritjes (shumë të dobishme për grafikë, media dhe lojëra), duke shtuar aftësi për SMS në aplikacione, si dhe për të ofruar qasje në burimet e të dhënave të iPhone, sikurse që është kalendari dhe librarit e imazheve në bord.

Jobs më pas vazhdoi fokusimin e fjalimit të tij në shtatë veçoritë më kryesore të iPhone OS 4: veçoria e shumëpritur multitasking (lëshimi i shumë aplikacioneve në të njëjtën kohë, një veçori që celularët Android dhe Windows Mobile veçse e përkahin), aplikacion të përmirësuar për Mail, follderë të ekranit kryesor, iBook, veçori të avancuar për ndërmarrje dhe një rrjet social të lojërave të quajtur “Game Center” si dhe vetë platformën reklamuese të Apple, të quajtur iAd.

Lajmet e fundit>