Analiza

Apple dhe Android, kryesojnë në tregun amerikan

Mar 9 2014
0 Shpërndarje
Apple dhe Android, kryesojnë në tregun amerikan

combinedApple dhe Android, janë në krye të tregut amerikan duke e filluar mbarë vitin 2014. Një kompani statistikore, ComScore, ka bërë një studim dhe ka dalë në këto përfundime. Smartfonët nga Apple janë cilësuar si më të shiturit në SHBA, duke kapur 41.6% të tregut amerikan gjatë tre muajve nëntor, dhjetor dhe janar. Samsung është prodhuesi në vend të dytë me 26.7% të tregut të shitjeve të smartfonëve, i ndjekur nga LG me 6.9% të tregut. Pavarësisht shitjeve të larta, Apple nuk arrin dot të ketë të njëjtin pozicion edhe për sa i përket sistemit operativ. Të dhënat e ComScore tregojnë se në aspektin e përdorimit të sistemit operativ, Google është në vend të parë. Android është në udhëheqje të tregut me një shifër prej 51.7% të pajisjeve që suporton sistemi, duke ia kaluar iOS që e ndjek në vend të dytë me 41.6%. Windows Phone dhe BlackBerry OS janë më mbrapa respektivisht me 3.2% dhe 3.1% të smartphonëve.

Për shumicën e përdoruesve, shifra të tilla përdorimi nuk janë për t’u habitur. Android dhe iPhone janë ndër produktet më të përhapura në SHBA, edhe pse jo të dyja si pjesë e së njëjtës kompani. Gjithsesi, për t’u theksuar janë edhe shifra të tjera, si 1% rritje të shitjeve të iPhone-ve në SHBA, rritja 1.3% e smartfonëve Samsung, por edhe zbritja me 0.5% e përdorimit të Android gjatë muajve të studimit.

Veç të dhënave për shitjet e smartfonëve dhe përdorimin e sistemeve të operimit për ta, ComScore publikoi të dhëna që janë mëse të dobishme edhe për shfletuesit e internetit dhe faqe në internet. Faqet e Google vizitohen nga thuajse 90% e amerikanëve me një smartfon. Në vend të dytë vjen Facebook që vizitohet nga 87% e përdoruesve dhe më pas Yahoo dhe Amazon që respektivisht vizitohen nga 86.2% dhe 69% e smartfonëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>