Biznes

Apple dhe IBM bashkëpunojnë për të shitur iPhone-ët dhe iPad-ët

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Apple dhe IBM bashkëpunojnë për të shitur iPhone-ët dhe iPad-ët

apple-ibm-798x310Apple dhe IBM kanë njoftuar një bashkëpunim të gjerë midis tyre që do sjellë shitjen e iPhone-ve dhe iPad-eve përmes klientëve të biznesit të IBM-së së bashku me një teknologji menaxhimi për iOS.

Marrëveshja do të sjellë më shumë se 100 produkte enterprise në pajisjet mobile të Apple së bashku me shërbimet e Cloud të IBM-së si për shembull “menaxhmi i pajisjeve, siguria, analizat dhe integrimet mobile”. Apple gjithashtu do të ofrojë disa plane “AppleCare”, ndërsa IBM do të ofrojë paketa ofertë që përfshijnë aktivzim pajisjesh, furnizim dhe menaxhim, etj

Ndërsa bashkëpunimi i ri është i të bërit biznes perfekt akoma duket e çuditshme që gjigandët të punojnë së bashku. Dekada më parë, këta të dy ishin konkurrentë të egër të njëri-tjetrit, ndërsa tashmë rrugëtimet e tyre janë të ndryshme teksa Apple është fokusuar në teknologjinë për konsumatorët, ndërsa IBM është “zhytur” edhe më tej në produktet enterprise.

Apple ka arritur të jetë e suksesshme në arritjen e majave më të larta të biznesit veçanërisht në politikat e pajisjeve IT. Pajisjet Mobile të kompanisë janë pjesë e shumicës së Korporatave të Fortune 500 dhe Global 500. IBM mund ta ndihmojë Apple të shenjëstrojë industri specifike për të kapur më shumë pjesë tregu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>