Analiza

Apple dhe Samsung humbën shansin e festave të fundvitit thonë analistët

Dec 29 2016
0 Shpërndarje
Apple dhe Samsung humbën shansin e festave të fundvitit thonë analistët

bn-rk113_apples_gr_20161228190312Në betejën e telefonëve inteligjent e cila duket se nuk do të mbarojë kurrë mes Apple dhe Samsung, java e festave të fundvitit nuk solli ndonjë të mirë për asnjërin prej rivalëve të përjetshëm.

Ditën e Mërkure, Flurry Analytics publikoi raportin vjetor të telefonëve inteligjentë dhe tabletëve të aktivizuar përgjatë periudhës 19 Dhjetor – 25 Dhjetor.

Apple dhe Samsung vijojnë të dominojnë bindshëm ndaj rivalëve si Huawei, LG, amazon dhe Motorola. Por stazhimi gjatë 2016-tës në njësitë e shitura përgjatë vitit janë një mundësi e humbur thonë analistët.

Produktet e Apple zinin 44% të njësive të shitura ndërsa Samsung vetëm 21%. Kjo përbën rënie për Apple krahasuar me vitin e kaluar ku llogariste 49.1% të shitjeve ndërsa rritje për Samsung që kishte 19.8%.

Rënia e Apple për të dytin vit me radhë është një suprizë sidomos rritja e Samsung pavarësisht dëmit të reputacionit që jua shkaktuar nga Galaxy Note 7.

“Shitjet e Samsung nuk ranë se sot Android përfaqësohet mësë miri nga Samsung,” tha analisti i grupit NPD, Stephen Baker.

Huawei zuri 3% të shitjeve ndërsa Amazon, LG, Oppo, Xiaomi Motorola numëruan 2% secila prej kompanive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>