Lajmet

Apple dhe sistemi i ri operativ OS X Mountain Lion

Jun 13 2012
0 Shpërndarje
Apple dhe sistemi i ri operativ OS X Mountain Lion

Apple ishte e lumtur që gjatë konferencës të prezantonte detajet e reja rreth sistemit të ri operativ, OS X Mountain Lion. Përkundër vëmendjes së kompanisë në celularët, ata pretendojnë se Mac ka 66 milionë përdorues, ku 26 milionë prej tyre tashmë po përdorin sistemin operativ Lion.

Sistemi i ri do të tregtohet që në korrik me qindra karakteristika të tij të reja, por Apple vuri në pah disa askpekte të tjera të këtij sistemi. Sistemi Cloud është i përfshirë në të, dhe Apple kërkon që iCloud të bëhet një pjesë e varur dhe dominante e sistemit operativ. Një version i ri Safari përfshihet në sistem, me përditësime të reja dhe me një JavaScript të përmirësuar.

Një karakteristikë tjetër është dhe Power Nap, që pretendon të mbajë Mac-un tuaj të përditësuar ndërsa ai është në opcionin “Sleep Mode”. Power Nap mund të bëj backup të të dhënave dhe t’i rifreskojë automatikisht ato ndërsa qëndron në opcionin “Power Down”. Këto të reja përkrahen vetëm nga modelet e reja MacBook Air dhe Retina MacBook Pro.

Game Center do të përfshihet në desktopët me mundësinë e re për të luajtur në të gjitha platformat, ku ata ekspozuan një lojë me gara që luhej në kohë reale. AirPlay është një tipar i mrekullueshëm i cili nuk keni më nevojë të hakoni TV Apple për të parë përmbajtjet që dëshironi dhe që i keni ruajtur në Mac-un tuaj, i cili ka dhe një rezolucion 1080p.

Së fundmi, nëqoftëse kërkoni një funksion të ri, Mountain Lion do të shesë përditësime për 19,99$ nga Snow Leopard ose Lion, dhe nëse blini një Mac nesër, ju do të merni këtë përditësim falas kur sistemi operativ të lansohet në korrik. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>