Harduer

Apple dhe Swatch po punojnë së bashku për orën intelegjinte iWatch

Jul 25 2014
0 Shpërndarje
Apple dhe Swatch po punojnë së bashku për orën intelegjinte iWatch

aaaApple ka kohë që po punon për krijimin e një ore të re inteligjente. Burime të ndryshme njoftojnë se ajo do të bashkëpunojë me partnerë të ndryshëm për të krijuar dhe për tu dhënë varietete të ndryshme modeleve të reja të orës  iWatch.

Apple po bashkëpunon me kompaninë Swatch dhe partnerë të tjerë për të realizuar disa pajisje me dizajn dhe çmime të ndryshme. Këto modele do të krijohen për shije të ndryshme të njerëzve dhe do të jenë të disponueshme në stile nga më të “çuditshmet” e deri tek modelet shik dhe serioze.  

Kompania kryesore që do të bashkëpunojë me Apple-in, Swatch, është një nga krijueset më të mëdhenj në botë për krijimin e orëve, dhe po prodhon tani 18 marka të ndryshme. Kjo mjeshtëri do ta ndihmojë me siguri Apple-in në “aventurën” e saj të re, meqë orët nuk janë vetëm për teknologji, por edhe për modë. Këto orë të krijuara nga Apple do të bazohen gjithashtu në platformën iOS. (PCWorld Albanian) 

Lajmet e fundit>