Lajmet

Apple dhuron 2.5 milionë $ për viktimat e uraganit Sandy

Nov 11 2012
0 Shpërndarje
Apple dhuron 2.5 milionë $ për viktimat e uraganit Sandy

Shumë njerëz ankohen se Apple nuk mbështet bamirësinë. Gjithsesi viktimat e uraganit Sandy me siguri kanë ndryshuar mendje pas dhurimit të 2.5 milionë $ në drejtim të tyre nga Tim Cook.

Që nga koha që Tim Cook zuri pozicionin e Steve Jobs, Apple ka marrë një drejtim më bamirës, duke u dhënë punonjëseve ndihma të ndryshme.

Ai ka qenë shumë i hapur në këtë drejtim. Apple dhe çdokush tjetër që ka ndihmuar viktimat e Sandy meritojnë një duartrokitje.

Çdo dhurim, i vogël ose i madh bën ndryshim. Kushdo që ka dëshirë të marrë pjesë në këtë ngjarje, Apple ka në dispozicion një llogari iTunes që i shkon drejtpërdrejt Kryqit të Kuq. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>