Biznes

Apple do ta kalojë prodhimin e Mac-ve në SHBA

Dec 9 2012
0 Shpërndarje
Apple do ta kalojë prodhimin e Mac-ve në SHBA

Tim Cook ka konfirmuar se prodhimi i një prej linjave ekzistuese të Mac do të kalojë në SHBA duke filluar nga viti 2013.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga Bloomberg Business, ku sipas intervistës që Cook ka dhënë, ai shpjegon se: “Xhami i iPhone dhe iPad prodhohet në Kentucky.

Vitin tjetër kemi planifikuar që të trasnferojmë edhe prodhimin e disa Mac-ve në SHBA.

Kemi disa kohë që po punojmë me këtëe planifikim dhe jemi drejt fundit. Në vitin 2013 do të fillojë zbatimi. Jemi shumë krenarë.”

Ende nuk është e qartë se cila linjë Mac do të ndryshojë destinacionin e prodhimit. Megjithatë, disa raportime këtë javë kanë shkruar se mund të jenë iMac-ët e hollë.

Ky është një nga hapat më të papritur dhe më të bujshëm për një nga kompanitë më të mëdha në botë. Nuk ka dyshim se prodhimi i tyre në SHBA do t’i kushtojë më shtrenjtë Apple-t, megjithatë etiketa e prodhimit në vendin e origjinës së kompanisë do të jetë një element i fortë marketingu për produktet e planifikuara.

Për më tepër, kjo lëvizje ndihmon edhe tregun amerikan të punëtorëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>