Harduer

Apple do të bëjë pa pagesë riparimin e butonit power në iPhone 5

Apr 27 2014
0 Shpërndarje
Apple do të bëjë pa pagesë riparimin e butonit power në iPhone 5

iphone-5-power-buttonNëse e keni vërejtur që butoni power i pajisjes suaj iPhone 5 nuk është duke punuar mirë, nuk jeni të vetmit dhe në fakt Apple ka filluar që të bëjë diçka në lidhje me këtë. Kompania ka filluar një program pa pagesë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara (që pritet të lëshohet për mbarë botën më 2 maj) që do të zëvendësojë butonat në telefonë që janë prodhuar gjatë marsit të vitit 2013.

Nëse kualifikoheni për ta përmirësuar këtë buton, ju do ta merrni telefonin tuaj katër deri gjashtë ditë pasi ai të arrijë në një qendër riparimi të kompanisë Apple; atje do të mund ta merrni një telefon hua nëse nuk mund të qëndroni për aq gjatë pa komunikuar.

Me gjasë ju do të kishit dëshirë që ky program të kishte filluar më herët, por nuk ka dyshim që është një gjë mjaft e mirë pasi që përndryshe do të ju duhej që të paguani për riparimin e tillë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>