Lajmet

Apple do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë të eventit për iPhone 6

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Apple do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë të eventit për iPhone 6

DSCF5431.0_standard_800.0Apple pritet të bëjë zbulimin e iPhone 6 dhe pajisjes së parë të vet që mund të vishet gjatë një ngjarjeje të madhe gjatë të martës së ardhshme dhe ju do të mund ta shikoni këtë event nga shtëpia juaj.

Siç ia bën zakonisht, Apple do ta transmetojë ngjarjen online në mënyrë që të gjithë të mund ta shohin.

Fatkeqësisht, siç ia bën zakonisht Apple, kjo kompani është duke kërkuar që të përdorni Safari ose një Apple TV për të qenë në gjendje për ta shikuar këtë ngjarje. Kjo me siguri që do të largojë shikues potencialë, por nënkupton që të paktën një përdorues i Mac-ut dhe i iPhone-it do të jetë në gjendje që ta shikojë.

Nëse doni të dini saktësisht se edhe kohë ju duhet të prisni derisa të fillojë ngjarja e shumëpritur: Apple e ka bërë këtë gjë të lehtë për ju. Ngjarja është planifikuar të fillojë më 9 shtator, në ora 20:00, sipas kohës sonë lokale. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>