Vëzhgim

"Apple do të bie"

Apr 27 2012
0 Shpërndarje
"Apple do të bie"

Dhe ai i jep disa arsye për këtë, duke thënë se Jobs ka lënë trashëgimi të vlefshme për pasardhësin e tij, Tim Cook, i cili ende mbahet me produktet e famshme si iPhone dhe iPad.

Mirëpo, sipas Colony, kur këto produkte të jenë për një kohë më të gjatë në treg, atëherë do të vërehet mungesa e liderit të kompanisë, të cilin sot nuk e ka.

Megjithë pohimet e George Colony, Apple raportoi dyfishimin e profitit për tre muajt e parë të vitit, pikërisht për shkak të 35.1 milionë iPhone-ëve të shitur, si dhe 11.8 milionë iPad-ëve, dhe 7.7 milionë iPod-ëve, të cilat së bashku i kanë tejkaluar parashikimet e shitjeve.

Sipas parashikimeve të analistit kryesor të tregut në SHBA, fati i Apple do të jetë i ngjashëm me atë të kompanive si Sony dhe Kodak, të cilët ishin në majat e suksesit me liderët e tyre, ndërsa merr shembull edhe rënien e shpejtë të kompanisë Disney, pas vdekjes së liderit të saj Walt Disney.  

Lajmet e fundit>