Biznes

Apple do të blejë ARM për 8 miliard dollarë?

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Apple do të blejë ARM për 8 miliard dollarë?

Pasi që kjo kompani ka prezantuar të hyrat gjatë ditës së djeshme dhe tani ka pothuajse 42 miliard dollarë kesh dhe në mënyrë agresive ka investuar në kompani që hulumtojnë dhe zhvillojnë CPU e produkte të ngjashme, duke se Apple me seriozitet i është përkushtuar punës për të futur nën ombrellën e saj, prodhuesin e CPU-ve për smartphone ARM.

Pothuajse të gjitha kompanitë që bëjnë çipat me energji të ulët, licencohen nga ARM IP, ku vetëm Intel dallon nga të tjerët. Si rrjedhojë e thashethemeve të paraqitur aksionet e ARM janë rritur 3%.

Nëse Apple do të blejë ARM, autoritetet e konkurrencës padyshim që nuk do t’i lejojnë Apple që të kufizojë ARM IP tek pjesa tjetër e industrisë. Apple do të duhej të fillojë me furnizimin e licencës ARM IP për të gjithë konkurrentët.

Vetëm koha do të tregojë nëse kjo thashetheme do të bëhet realitet dhe nëse Apple do të vendos të blejë një pjesë të vogël apo të madhe të aksioneve.

Lajmet e fundit>