Biznes

Apple do të blejë shërbimin Swell Radio për 30 milionë $

Jul 29 2014
0 Shpërndarje
Apple do të blejë shërbimin Swell Radio për 30 milionë $

gsmarena_001Sipas disa burimeve nga Recode, kompania Apple do të blejë shërbimin Swell Radio. Marrëveshja është mbyllur me një shumë prej 30 milionë dollarësh, e cila u ofrua nga Apple. Swell Radio është një shërbim që merret me paraqitjen e lajmeve dhe videove më të fundit tek përdoruesit. Shërbimi ka si burime informacioni iTunes, NPR, ABC, ESPN, BBC, CBC dhe TED.

Pasi aplikacioni merr informacione nga këto faqe, i personalizon në bazë të preferencave që ka përdoruesi duke e informuar atë vetëm mbi lajmet që i interesojnë. Kjo është blerja e dytë madhore që bën Apple, duke ndjekur blerjen e kompanisë Beats për një shumë prej 3 miliardë dollarësh. Kompania po punon shumë në përmirësimin e aplikacioneve të saj, duke përfshirë këtu edhe iTunes. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>