Biznes

Apple do të marrë vetëm 15 cent për çdo 100 $ transaksion përmes shërbimit Apple Pay

Sep 16 2014
0 Shpërndarje
Apple do të marrë vetëm 15 cent për çdo 100 $ transaksion përmes shërbimit Apple Pay

apple-pay-h11Apple Pay ishte një nga prezantimet e mëdha të kompanisë javën e kaluar, por vetëm tani ne po fillojmë të marrim disa detaje rreth sistemit të pagesave.

E para, është e qartë se me këtë shërbim, Apple po i hyn biznesit financiar në mënyrë direkte. Një nga transformimet më të mëdha që mund të ndodh është në komisionet që aplikohen ndaj transaksioneve teksa citohet se Apple do të marrë vetëm 15 cent për çdo 100 dollarë transaksion.

Kjo përkthehet ndryshe në 0.15%, disa herë më e ulët se 2.75 % i shërbimeve të tilla si Square për të kryer një operacion të ngjashëm.

Interesante është se Apple ka arritur të negociojë norma më të ulëta sesa disa banka që zakonisht pranojnë transaksione përmes kartave të kreditit. Si është e mundur kjo?

Ne besojmë se bankat po shpresojnë tek Apple Pay për të arritur një numër më të madh konsumatorësh në një shkallë më të gjerë duke ofruar mbështetje.

Ja vlen të përmendet se Apple ka marrë mbështetje të fuqishme si Starbucks, McDonalds, dhe Walgreens ku të gjithë e mbështesin këtë sistem. Disa dyqane të njohura nuk do e pranojnë sistemin e pagesave të Apple si Wal-Mart dhe Best Buy. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>