Biznes

Apple do të mësojë botën të këndojë

Aug 22 2011
0 Shpërndarje
Apple do të mësojë botën të këndojë

E njëjta kompani që arriti sukses të jashtëzakonshëm botëror duke zbuluar një pajisje që ka transformuar mënyrën sesi njerëzit dëgjojnë muzikën, po trenon që përmes iPod të mësojë botën sesi të këndojë. 

Një aplikim i Apple për një patentë ka shpalosur planet e kompanisë për të kthyer iPod’in dhe iPhone’in në një sistem mobil të karaokes, që do të mund të ndihmojë këngëtarët amatorë të mësojnë sesi të arrijnë notat maksimale dhe të këndojnë sikurse këngëtarët e tyre më të pëlqyer. 

Ky është lajm i mirë edhe për ata që janë të detyruar të dëgjojnë: teknologjia do të jenë në gjendje të përshatë tonin në bazë të vibrimeve të tij. Pajisja do të mundësojë që përdoruesit të përzgjedhin këngët e tyre më të pëlqyera dhe t’i këndojnë ato, përmes fjalëve që shfaqen në ekran, sikurse në makinat tradicionale të karaokes.  

Megjithatë gjersa përdoruesi këndon, iPod do të analizojë zërin e tyre, duke e krahasuar me atë sesi kënga duhet të tingëllojë dhe duke iu ofruar atyre të dhënat e nevojshme nëse janë shumë larg apo afër, dhe të përmirësojnë ashtu si duhet performancën e tyre. 

Nëse janë duke kënduar mirë dhe në mënyrë të përkryer, ata do të shpërblehen me një efekt performance sikurse në halla të koncerteve, gjë që do të jetë gjë e bukur për tu dëgjuar. Apple ka refuzuar ndonjë koment të mëtutjeshëm në këtë drejtim, por megjithatë gjasat janë të mëdha se ky mund të jetë një produkt real dhe shumë argëtues. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>