Harduer

Apple do të ofrojë së shpejti riparime të IPhone 5S dhe 5C në dyqanet e autorizuara

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
Apple do të ofrojë së shpejti riparime të IPhone 5S dhe 5C në dyqanet e autorizuara

iphonescreenbrkePërdoruesit e Apple që e kanë dëmtuar tashmë pajisjen e tyre iPhone 5S ose iPhone 5C, do të kenë mundësi së shpejti t’a riparojnë atë pranë dyqaneve të autorizuara të Apple kudo në botë.

Në faqen 9to5Mac është raportuar se Apple aktualisht po pajis të gjitha dyqanet me mjetet e posaçme që nevojiten për të realizuar riparimet.

Kjo lëvizje e kompanisë vjen si rezultat i zgjerimit të programit të riparimit i cili është vënë në zbatim në fillim të këtij viti për iPhone 5. Për ata iPhone që ka përfunduar tashmë afati i garancisë duhet që përdoruesi të paguajë një çmim të caktuar për të ndrequr dëmin.

Riparimi i ekraneve të thyer do të kushtojnë 149$, bateritë e dëmtuara do të riparohen për 79$ ndërsa butoni kryesor i dëmtuar tek iPnone-ët 5C do të kushtojë 29$.

Ata klientë që përfshihen në shërbimin e suportit AppleCare do të vazhdojnë të përfitojnë riparime falas për sa kohë që provohet se pjesa e dëmtuar ka qenë difektoze. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>