Harduer

Apple do të ofrojë shërbimin Beats në çdo iPhone dhe iPad

Nov 20 2014
0 Shpërndarje
Apple do të ofrojë shërbimin Beats në çdo iPhone dhe iPad

BeatsApple Inc do të sjellë shërbimin e muzikës streaming Beats në çdo pajisje që përdor sistemin operativ iOS vitin e ardhshëm, sipas një raporti nga Financial Times. Kjo gjë do të vijë në formën e një përditësimi të sistemit iOS dhe mund të ndodhë rreth muajit mars, raportoi e përditshmja duke cituar burime të afërta me kompaninë.

Parashikohet që kjo iniciativë të lërë gjurmë në historinë e Apple si përpjekja e parë e kompanisë për tu futur në tregun e muzikës së abonuar dhe e gjitha kjo vjen në një kohë kur shkarkimet nga iTunes janë në rënie. Shërbimi i cili pritet të jetë i ndërthurur me iTunes, do të renditet në treg si rival i Spotify, Pandora dhe SoundCloud.

Google Inc njoftoi javën e shkuar se YouTube do të lançojë së shpejti një platformë abonimi të muzikës streaming që do të quhet YouTube Music Key. Apple, e cila e bleu kompaninë Beats në maj për 3 miliardë dollarë, nuk pranoi të komentonte rreth kësaj çështjeje. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>